Ajetullah Udhma Ali Khamenei
Ngjarja e ofendimit të Kuranit dhe të Profetit të nderuar të Islamit (savs) megjithë hidhërimin e madh me vete mbart edhe një mesazh të gjerë që është \" Nga dita në ditë, shtohet gjithnjë e më shumë ndriçimi i Kuranit... Show More >>
Ajetullah Udhma Ali Khamenei
Ngjarja e ofendimit të Kuranit dhe të Profetit të nderuar të Islamit (savs) megjithë hidhërimin e madh me vete mbart edhe një mesazh të gjerë që është \" Nga dita në ditë, shtohet gjithnjë e më shumë ndriçimi i Kuranit Famëlartë\".
Së treti: Të gjithë duhet ta dinë se ngjarja e ditëve të fundit nuk ka të bëjë aspak me kishën dhe krishterimin dhe lëvizja e disa priftërinjve injorantë nuk duhet të regjistrohet si veprim i të krishterëve. Ne myslimanët kurrë nuk do të përgjigjemi me të njëjtin veprim duke ofenduar simbolet e shenjta të feve të tjera. Krijimi i përçarjes mes myslimanëve dhe të krishterëve në këtë mes, nuk është gjë tjetër veçse pikësynimi i hartuesve të kësaj ngjarjeje të turpshme. Përveç kësaj, ajo çka në mëson Kurani mbi këtë çështje është krejtësisht e kundërta e asaj që synon armiku.
Së katërti: Sot të gjithë myslimanët e botës i janë drejtuar qeverisë amerikane dhe politikanëve të saj, të cilët nëse me sinqeritet pretendojnë se nuk kanë ndërhyrë në këtë ngjarje, atëherë duhet tu japin dënimin e merituar elementëve shkaktar të këtij krimi të madh (djegies së Kuranit), që kanë hidhëruar zemrat e 1.5 miliard myslimanëve në botë. Show Less >>
Having difficulty playing this video? Click here and let us know.
ShiaTV does not endorse any User Submission or any opinion, recommendation, or advice expressed therein, and ShiaTV expressly disclaims any and all liability in connection with User Submissions.
Comments
Add Comment