Fragment nga vepra e Shehid Dr. Ali Sheriatit, "Po vella ashtu ishte" eshte projekt i pare fetare ne gjuhen shqipe ne formen e audio projektit per se pari here e publikuar ne 1997 ne Tetove nga Sh.B. "Rumi" - Tetove. Perndryshe tekstin e ka perkthyer intelektuali dhe poeti i... Show More >>
Fragment nga vepra e Shehid Dr. Ali Sheriatit, "Po vella ashtu ishte" eshte projekt i pare fetare ne gjuhen shqipe ne formen e audio projektit per se pari here e publikuar ne 1997 ne Tetove nga Sh.B. "Rumi" - Tetove. Perndryshe tekstin e ka perkthyer intelektuali dhe poeti i njohur tetovar, i ndjeri z. Abdylaziz Islami per revisten kulturore islame - Revista "Nur" ne vitin1995.
Teksti i prezantuar:
"...Sido që te jetë, përpara meje, me shpatat e tyre ata në mitirab e sakrifikuan një njeri tjetër të shtypur
- Alinë (s).
Vëlla, ai dhe të gjithë ata që i janë besnikë atij, i përkasin racës sonë të përvuajtur. Ai e përdori bukurinë e fjalëve që të na flasë për shpëtimin dhe pikëllimin tonë. Për herë te parë ai foli për bukurinë, jo për ta shpjeguar varfërinë e për t'u përleshur me fuqitë, por për shpëtimin dhe vetëdijen tonë. Ai foli më bukur se Demosteni, jo për t'i fituar të drejtat e tij, por për të drejtat tona. Ai foli më bukur se folësi i Luit të 11-të, por jo ne oborrin mbretëor; ai klithi për të gjithë njerëzit e shtypur e kundër te fortëve. Nuk e përdori shpatën e tij që ta mbrojë vetveten, familjen e tij, racën apo vendin e tij, por që t'i mundë të fuqishmit. Atë e përdori më mirë se Spartaku dhe me një sinqeritet që s'e kemi njohur më parë.
Ai mendonte më mirë se Sokrati, por jo për t'i dëshmuar virtytet bujare morale që për skllevërit ishin të ndaluara, por për t'i dëshmuar vlerat e njeriut që për ne kanë domethënie të madhe; ai nuk është trashëgimtar i mbretit, i faraonit apo i priftit të Magit. Ai nuk ka për vete as mihrab e as xhami. Ai e sakrifikoi veten për altarët tanë." Show Less >>
Having difficulty playing this video? Click here and let us know.
ShiaTV does not endorse any User Submission or any opinion, recommendation, or advice expressed therein, and ShiaTV expressly disclaims any and all liability in connection with User Submissions.
Comments
Add Comment